Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se partia e tij mbështet konstituimin e Kuvendit, por për këtë çështje do të koordinohet me partitë e tjera opozitare. Ai ka ritheksuar se Aleanca do të angazhohet që qeverinë ta krijojë opozita. Haradinaj: Do të angazhohemi që Qeverinë ta krijojë opozita "Ne, në parim, votojmë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Kuptohet, do të bëjmë konsultime të ndërsjella edhe me partitë e tjera opozitare, PDK-në dhe LDK-në, por besoj se konstituimi i Kuvendit është interes i të gjithëve. Më pas, Aleanca angazhohet dhe punon që qeverinë ta krijojë opozita, pra, në rast të moskrijimit të shumicës nga pozita"