Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” të dhënë më herët në mungesë për Sajmir Kolaverin, i ekstraduar një ditë më parë nga Italia. 44-vjeçari ishte shpallur në kërkim nën dyshimet e GJKKO se ishte përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Klevis Lleshit 6 vite më parë në Burrel.