Është lënë me masën “arrest me burg me afat 60 ditë Elez Hysa, 22-vjeçari i cili akuzohet si një nga grabitësit e argjendarisë në Kamëz një javë më parë. Seanca u mbajt në Gjykatën Penale të Tiranës, e cila pranoi kërkesën e prokurorisë, ndërkohë që i riu mohon të ketë lidhje me ngjarjen. Gjatë seancës të kësaj të premteje, ai deklaroi se ditën e ngjarjes ka qenë në Krujë, duke lëvizur me automjetin e tij, ndërsa shtoi se është marrë edhe me punët e fshatit.