EU4LEA (Bashkimi Europian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri) është një projekt i financuar nga BE-ja që kontribuon në forcimin e shtetit të së drejtës në vendin tone. Agjencitë ligjzbatuese shqiptare, – veçanërisht Policia e Shtetit Shqiptar, Ministria e Punëve të Brendshme, Struktura e Posaçme Antikorrupsion, Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë dhe prokuroritë e rretheve – do të asistohen për ta afruar performancën e tyre me standardet më të mira të BE-së.