Komisionet parlamentare diskutuan edhe këtë të martë ndryshimet në ligjin për studentët e mjekësisë, pas rrëzimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të ligjit fillestar, ku parashikohej detyrimi i studentëve për të punuar pesë vite në vend. Para Komisionit të Shëndetësisë projektligjin e ri e mbrojti deputetja socialiste, Etilda Gjonaj. Ajo citoi studime të Qeverisë, sipas të cilave vendi ka nevojë urgjente për mbi 500 mjekë.