Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, ka mbajtur një qëndrim të prerë e të qartë sa i perkët avancimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se pavarësia e gjyqësorit dhe lufta ndaj korrupsionit, veçanërisht në nivelet e larta, janë kushte të panegociueshme në këtë proces. Në një intervistë për Deutsche Ëelle, Bergner vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit, por theksoi se anëtarësimi në BE varet nga zbatimi i plotë i reformave dhe rezultateve konkrete në praktikë.