Agjencia e Trajtimit të Pronës praktikisht nuk funksionon që prej fillimit të vitit të shkuar. Por, kjo nuk e ka penguar Qeverinë që vit pas viti akordon në favor të saj buxhetin vjetor, madje e parashikon këtë zë rregullisht edhe në projektbuxhetore afatmesme. Për tre vitet e ardhshme Qeveria parashikon rreth 140 milionë dollarë për kompensimin financiar të pronarëve.