Kryeministria ka mirëkuptuar argumentet e dhëna nga magjistratët për mospjesëmarrjen në tryezën e thirrur nga Edi Rama për dialog në lidhje me çështjen e pagave. Në përgjigjen që Kryeministria u ka kthyer magjistratëve, thotë se mirëkupton kërkesën për shtyrjen e takimit, por vlerëson shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese i kësaj çështjeje nuk mund të bëhet pengesë e dialogut dhe bashkëpunimi ndërinstitucional me aktorët e sistemit të drejtësisë.