Top News – Lidhja Demokratike e Kosovës/ Abdixhiku-konstruktive për sa i takon presidentit
16/03/2021 14:40

Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë konstruktive sa i takon çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri të shtetit, tha të martën, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku. “Do të punojmë për interesin e Republikës së Kosovës, dhe ky interes nënkupton që do të jemi konstruktiv, të jemi të afërt ndërmjet veti, duke i projektuar idetë tona, por njëkohësisht duke i shërbyer institucioneve të Republikës së Kosovës. Do të jemi konstruktiv, duke i mbrojtur idetë, pozicionet dhe idealet dhe idetë e LDK-së” Gjatë një deklarate për shtyp, pas homazheve në kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz, Abdixhiku po ashtu konfirmoi se të premten, do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Osmani dhe Kurti të hënën zhvilluan takime konsultative me krerët e Partisë Demokratike dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me formimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ndërkaq, të martën, zhvilluan takime me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kosovë. Pas certifikimit të rezultatit zgjedhor është caktuar 22 marsi si dita e mbajtja e seancës konstituive të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. Përveç konstituimit të kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë, deputetët duhet të zgjedhin edhe presidentin e ri të vendit. Presidenti i Republikës së Kosovës, zgjidhet nga kuvendi, me votim të fshehtë. Zgjedhja e presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të kuvendit.

Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19