Top News – Liderët e Evropës ‘truproja’ të Zelenskit / E shoqërojnë në SHBA për takimin me Trump
18/08/2025 12:51

Presidentja e Komisionit evropian, Ursula von der Leyen, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do shoqërojnë presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Uashington, për takimin me presidentin amerikan Donald Trump. Zelensky do të takohet me Trump, në një takim që mund të ndihmojë në përcaktimin e të ardhmes të shtetit të tij, edhe pse Trump duket se e ngarkoi Zelenskyn me barrën që t’i japë fund luftës me Rusinë. “Presidenti Zelensky i Ukrainës mund t’i japë fund luftës me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”, shkroi Trump në Truth Social në një sërë postimesh mbrëmjen e së dielës, vetëm disa orë para takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë. Trump, i cili ka tentuar që të ndërmjetësojë përfundimin e konfliktit, përsëriti po ashtu bindjen e tij se Ukraina duhet t’i japë Rusisë territor në çdo marrëveshje paqeje, një ide që vazhdimisht hidhet poshtë nga Kievi dhe aleatët e tij evropianë. “Kujtoni si filloi. Jo rikthim të Krimesë të dhënë nga Obama 12 vjet më parë, pa u qëlluar asnjë plumb dhe JO ANËTARËSIMIT NË NATO TË UKRAINËS”, shtoi Trump, duke iu referuar paraardhësit të tij, Barack Obama, dhe faktit që Rusia e pushtoi dhe e aneksoi në mënyrë të paligjshme Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Zelensky, i cili mbërriti në SHBA rreth orës 22:30, lëshoi një deklaratë përmes së cilës tha se ishte mirënjohës që Trumpi e kishte ftuar dhe theksoi se “të gjithë duam njësoj që t’i japim fund kësaj lufte”. Takimi në Shtëpinë e Bardhë vjen pas samitit që Trump mbajti me Putinin në Alaskë, që solli pak ose aspak rezultate, por shqetësoi Kievin dhe aleatët e tij mbi atë që kritikët e panë si një rikthim të Trumpit drejt pozicionit të Kremlinit. Më alarmuese për Ukrainën kanë qenë deklaratat e Trumpit se Kievi do të duhet t’i japë toka Rusisë. Udhëheqësit evropianë, udhëtuan për në Uashington për të mbështetur Zelenskyn gjatë takimit të tij me Trumpin, ndonëse nuk është menjëherë e qartë se në cfarë takimesh do të marrin pjesë ata. Ata duket sidoqoftë se kanë tri qëllime kryesore... të saktësohen detajet mbi mundësinë e garancive të sigurisë nga SHBA-ja për Ukrainën; të punojnë mbi përgatitjet për një takim të mundshëm trepalësh mes presidentëve Vladimir Putin, Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump; dhe të kundërshtojnë idenë e shkëmbimit të territoreve”.

SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07
Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00