Ukraina hyn në vitin e katërt të luftës gjithëpërfshirëse me Rusinë, e pasigurt se mund të mbështetet më te aleati i saj më i vendosur, Shtetet e Bashkuara, ndërsa trupat e saj të rraskapitur luftojnë për të mbajtur terrenin kundër përparimeve të pandërprera të armikut. Donald Trump kritikoi Volodymyr Zelenskin javën e kaluar duke e quajtur një "diktator" jopopullor, i cili duhej të pranonte një marrëveshje të shpejtë paqeje ose të humbiste vendin e tij, ndërsa udhëheqësi ukrainas tha se presidenti i SHBA po jetonte në një "flluskë dezinformimi".