Top News – Liderët e Ballkanit urojnë Biden/ President serb Vuçiç, ndër të parët
21/01/2021 13:19

Presidenti serb Aleksandar Vuçic ishte ndër liderët e parë ballkanikë që e uruan presidenti e ri amerikan, Joe Biden për marrjen e postit. Vuçiç madje nxitoi ta ftonte për një vizitë në Serbi. Kreu I shtetit serb kujtoi se, këtë vit shënohet 140 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.”Deri më tani janë shënuar përvjetorë të rëndësishëm nga historia e përbashkët, duke kujtuar shembuj të aleancës mes dy vendeve në anën e së vërtetës dhe drejtësisë”, tha ai. Këta shembuj, sipas Vucic, “ka qenë një nxitje për Serbinë, që të përpiqet t’i kthejë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin e një partneriteti të vërtetë, pavarësisht gjurmëve të mbetura nga kohërat e keqkuptimit dhe mosmarrëveshjeve”. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanovic gjithashtu i përcolli presidentit dëshirën për ta përmbushur me sukses detyrën e tij.“Dua t’ju siguroj se Malin e Zi do ta keni një mik të sinqertë, partner të besueshëm dhe një aleat të përgjegjshëm, në përballje me sfidat komplekse globale dhe çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në urimin e Gjukanovic. Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjë dhe Herzegovinës, Shefik Xhaferovic, tha se inaugurimi i Bidenit ngjall shpresën “jo vetëm te kombi i madh amerikan, por te të gjithë njerëzit me qëllime të mira në të gjithë botën”. Ndërsa presidenti kroat, Zoran Millanovic, sipas REL, tha pas inaugurimit të Bidenit se i vjen mirë që “besimi për një dritë në fund të tunelit serish triumfon atje”. Biden si senator ka qenë aktiv në Ballkanin Perëndimor dhe e ka vizituar disa herë rajonin. Ndalesa e tij e fundit ishte gushtin e 2016-tës kur qëndroi në Kosovë e Serbi.

Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52