Liderët rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë mblidhen këtë të hënë në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit. Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski do të mirëpresë liderët për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.