Top News – Lideret e Ballkanit në Bruksel/ Darkë pune me Borrell, nuk ka takim Kurti-Vuçiç
18/05/2021 12:39

Sot në Bruksel do të mblidhen liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një darkë pune, të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell. Por ndryshe nga takimi i një dite më parë në Brdo të Sllovenisë, në takimin e Brukselit kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës. Në takim do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik.Sipas paralajmërimeve, në Bruksel ky takim do të shërbejë për të diskutuar “në mënyrë të hapur” për zhvillimet e fundit në rajon, procesin e zgjerimit, çështjet gjeostrategjike dhe forcimin e bashkëpunimit në rajon si dhe raporteve mes rajonit e BE-së. Edhe pse në disa media të Kosovës ka pasur spekulime se në këtë vizitë do të realizohet takimi i parë mes kryeministrit te Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, kjo nuk do të ndodhë. Sipas burimeve të BE-së, një takim i tillë asnjëherë nuk ishte planifikuar për këtë ditë, dhe nga ana tjetër, Vuçiq as nuk do të marrë pjesë në këtë darkë pune, pasi Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Bërnabiq. Kjo është hera e dytë që kryeministri i Kosovës Kurti shkon në Bruksel, prej kur ka marrë mandatin në krye të qeverisë. Herën e kaluar ai ishte në një vizitë për të takuar zyrtarë të institucioneve të BE-së dhe Belgjikës ndërsa tani është pjesëmarrës në një darkë të përbashkët me liderët e vendeve tjera të rajonit. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë pritet të ndodhë para datës 22 qershor, dhe në këtë mënyrë të shënohet edhe rifillimi i dialogut. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar asgjë në këtë drejtim.

Top News – Një vit pa figurën poliedrike…! ‘Me moikomin, libri në një vjetorin e vdekjes
22/06 00:39
Top News – Ekipi me të besuarit e Bashës/ Nga bardhi te Paloka e Spaho, ç’pritet në PD
21/06 23:00
Top News – Sinjali pozitiv nga Sllovenia/ Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia
21/06 22:40
Top News – Mandat deputeti me vetëm 360 vota! Rama zgjedh Durrësin, kryemadhi fierin
21/06 22:17
Top News – Çimi trafikant me dy emra e mbiemra/ Banda e kokainës nga Gjermania në Zvicër
21/06 22:09
Top Channel/ Gjirokastër. Digjet masivi me shkurre, shuarja e plotë mund të dojë orë të tëra
21/06 22:00
Top News – Plazhet plot, por pa roje bregdetare! Asnjë siguri, pushuesit frikë nga mbytjet
21/06 20:09
Top News – Zgjedhjet, OK edhe nga Asambleja e KiE/ ‘Paqartësitë nuk cënuan legjitimitetin e tyre’
21/06 20:07
Top News – Dosja e famshme me numrin 339/ Mbyllet gjykimi, ja komisionerët e dënuar
21/06 20:04
Top News – SPAK, një tjetër dosje për Çapjajt/ Atentati mafioz i 2016 ndaj Saimir Beqirit
21/06 20:01
Top Channel/ Çuçi: Janë shembur 61 objekte, 29 të arrestuar dhe 94 milionë lekë gjoba
21/06 19:59
Top Channel/ “Bomba” e plehrave Pogradec/ Në zonën e mbrojtur është krijuar një mal me mbetje urbane
21/06 19:41
Top Channel/ 15 arrestime për testet covid/ I përgatisnin false për personat që udhëtonin jashtë
21/06 19:37
Top Channel/ Konflkti Ademi-Ndreu, reagon KE/ ”Ngrijmë statusin e shoqatës”
21/06 19:35
Top Channel/ Rama lë Vlorën. Deputet në Durrës/ Dorëzon në KQZ dokumentin për mandatin
21/06 19:32
Top News – Rama ‘braktis’ Vlorën për Durrësin/ Pas 8 vitesh tërhiqet, sipas nenit 67 të kodit
21/06 19:30
Top News – Përkthyesi mbajti peng trafikantin/ U kap me kokainë, mbetet në burg pa afat
21/06 18:57
Top News – Negociatat, ende pa një vendim! Shqipëria e kërcënuar nga Maqedonia e veriut
21/06 18:42
Top News – Dy mjekë në pranga për testet covid/ 15 urdhra ndalimi, u zbuluan nga përgjimet
21/06 18:13
Top News – Kryemadhi ‘shet’ Kejdi Mehmetajn/ I jep mandatin petrit vasilit me 361 vota
21/06 17:54