GJKKO ka shpallur të pafajshëm kryetarin e bashkisë së Devollit Eduard Duro, për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dhënien e një lejeje dhe autorizimi një shoqërie në kundërshtim me ligjin, për stacionin e shitjes së karburantit në Devoll. GJKKO shpalli të pafajshëm gjithashtu edhe katërt zyrtarët e Bashkisë Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu. SPAK kërkoi 1 vit burg për të gjithë, dënim që të konvertohej në 3 vite shërbim prove, por GJKKO nuk e pranoi kërkesën e organit të akuzës. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Duro është shprehur shkurtimisht para gazetarëve ‘Mora pafajësi’.