Këtë vit shkollor zgjerohet fasha e përfitimit të librave falas për nxënësit e arsimit nëntë vjeçar. Teksa shtatori po afron dhe bashkë me të edhe fillimi i procesit mësimor për nxënësit e arsimit nëntëvjeçar dhe atij të mesëm, kryeministri Edi Rama i ka dedikuar një postim në rrjetet sociale, shpërndarjes falas të librave ku thekson edhe përfshirjen në këtë skemë të nxënësve të kategorive të veçanta në arsimin e mesëm e të lartë.