Kosova mund të përballet me një varg masash të tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nëse nuk angazhohet në mënyrë konstruktive për shtensionimin e situatës në veri të vendit, paralajmërojnë ish-diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. “Të shpresojmë që nuk preket liberalizimi i vizave” me vendet evropiane, thotë ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu.