Top News/ Libani në gatishmëri, Izraeli premton përgjigje “të ashpër” pas sulmeve me raketa
29/07/2024 22:41

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të hënën për një përgjigje "të ashpër" ndaj një sulmi vdekjeprurës që vrau të rinjtë në Lartësitë e aneksuara të Golanit, ndërsa diplomatët përpiqeshin të frenonin përshkallëzimin midis Izraelit dhe Hezbollahut. Gjatë një vizite në vendin e sulmit me raketë që vrau 12 fëmijë në qytetin Majdal Shams, Netanyahu tha: "Shteti i Izraelit nuk do dhe nuk mund ta lërë këtë të kalojë. Përgjigja jonë do të vijë dhe do të jetë e ashpër." Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar për sulmin Hezbollahun e Libanit të mbështetur nga Irani, i cili ka shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë me forcat izraelite që nga fillimi i luftës së Gazës në fillim të tetorit. Ministri i Jashtëm libanez Abdallah Bou Habib tha se çd oveprim I izraelit do të marrë përgjigjen e merituar. "Izraeli do të përshkallëzohet në një mënyrë të kufizuar dhe Hezbollahu do të përgjigjet në një mënyrë të kufizuar... Këto janë garancitë që kemi marrë," tha Bou Habib në një intervistë me transmetuesin lokal Al-Jadeed. Shtetet e Bashkuara, Franca dhe të tjerët po përpiqeshin të frenonin përshkallëzimin, shtoi ai, ndërsa kryeministri libanez Najib Mikati tha se "bisedimet po vazhdojnë me palët ndërkombëtare, evropiane dhe arabe për të mbrojtur Libanin dhe për të shmangur rreziqet". Hezbollahu ka mohuar përgjegjësinë për sulmin me raketa Majdal Shams, megjithëse grupi pretendoi sulme të shumta në pozicionet ushtarake izraelite atë ditë.

Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17