Top News- Libani e Izraeli bisedime pas 3 dekadash / Trump jep lajmin e mirë, Bejruti ‘nuk di asgjë’
16/04/2026 11:02

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se udhëheqësit e Izraelit dhe Libanit do të zhvillojnë bisedime të enjten. Këto do të jenë negociatat e para të këtij lloji që nga viti 1993, teksa palët synojnë të arrijnë një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës mbi gjashtëjavore me Hezbollahun e mbështetur nga Irani. Hezbollahu është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka vendosur në listë të zezë vetëm krahun e armatosur të grupit. “Po përpiqemi të krijojmë pak hapësirë lehtësuese mes Izraelit dhe Libanit. Ka kaluar shumë kohë që kur dy udhëheqësit kanë biseduar, 34 vjet. Do të ndodhë nesër”, shkroi Trump në rrjetet sociale mbrëmjen e së mërkurës. Udhëheqësi amerikan nuk tha se kush do të jetë i përfshirë në bisedime, e as nuk dha detaje të tjera. Luftimet në Liban nisën pasi SHBA-ja dhe Izraeli filluan sulmet ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt. Izraeli ka nisur një pushtim tokësor të Libanit jugor dhe ka zhvilluar një fushatë shkatërruese sulmesh ajrore në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut, duke vrarë mbi 2.000 persona dhe duke zhvendosur më shumë se 1.2 milion të tjerë, sipas autoriteteve vendëse shëndetësore. Përfundimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut ka qenë pikë kyç për t’i dhënë fund edhe luftës ndaj Iranit.

Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42