Edhe pse nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me linë e majmunit në vendin tonë, Komiteti I Ekspertëve të Imunizimit kanë rekomanduar kryerjen e vaksinës së lisë. Diagnostikimi I lisë së majmunit në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik aktualisht po kryhet në bashkëpunim me laboratorët e referencës. Edhe pse Shqipëria është një vend me risk të ulët përsa i përket lisë së majmunit, Manastirliu theksoi se ka një survejancë të shtuar.