Shirat e ditëve të fundit kanë sjellë pasoja të mëdha në vend. Pamje të frikshme vijnë nga fshati Kashnjet i Lezhës, ku si pasojë e reshjeve të dendura është shembur rruga që lidh fshatin me qytetin. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme rruga është ndarë në dy pjesë, ku një pjesë ka rrëshqitur. Mësohet se për shkak të situatës është ndaluar qarkullimi dhe zona në fjalë është izoluar.