Në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizohet operacioni policor i koduar "Ëhite". Gjatë operacionit, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin F. T. dhe gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.