Kryepolici Skënder Hita ka firmosur të tjera ndryshime në radhët e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit. Top Neës mëson se Arbër Zemani është emëruar Drejtori i Kufirit Vlorë, ndërsa drejtori i Kufirit Vlorë është emëruar specialist në radhët e Drejtorisë së Antiterrorit. Ndërkohë Agim Basha I ardhur nga akademia E Sigurisë është emëruar Drejtori i Kufirit Shkodër. Nryshimeve nuk I ka shpëtuar as drejtoria e Kufirit të Durrësit, që tashmë do të drejtohet nga Altin Lila ndërsa ish-drejtori i këtij institucioni, Ermal Lila, është emëruar specialist në Policinë e Shtetit. Ndërkohë Alfred Cenaj u emërua shef i komisariatit të Policisë nr.2 në Tiranë Pak ditë më parë kryepolici Skënder Hita bëri ndryshime në disa prej drejtorive të policisë.