Kjo e enjte ka qenë e qetë në selinë blu, ndryshe nga ditët e kaluara, që prej 8 janarit, kur Basha fillimisht mblodhi Kryesinë e PD, duke përjashtuar Sali Berishën dhe disa mbështetës të tij, si dhe pezulloi disa mbështetës të tjerë. Për herë të parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar hapat që do ndërmerren nga ai pas protestës tek selia e PD-së.