Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një aksion për ndëshkimin e shoferëve të cilët lëvizin me mjete të tonazhit të rëndë, jashtë orarit të përcaktuar. Vetëm në ditët e fundit janë rreth 85 shoferë të tillë, të cilët janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të reja nga efektivët e Policisë. Këta shofërë janë konstatuar duke qarkulluar jashtë orarit të vendosur nga enti pronar i rrugës 07:00 e mëngjesit me 20:00 të darkës.