Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari ka dhënë më shumë informacione për vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinëar, si një nga organizatorët e sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar. “Sinwar kishte punuar për vite me radhë për planin e sulmit terrorist të 7 tetorit kundër Izraelit,” tha ai, duke treguar pamjet që tregonin Sinëar dhe familjen e tij duke ecur nëpër një nga tunelet nëntokësore të Hamasit vetëm disa orë përpara sulmit të 7 tetorit. Pasi Izraeli iu përgjigj sulmit të Hamasit duke vendosur operacione ushtarake, Sinwar shkoi në Rafah, tha zëdhënësi i IDF.