Një 33-vjeçar është vënë në pranga në qytetin e Beratit, pas një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit, SPAK-ut, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Beratit. Kontrollet u kryen në zbatim të një letërporosie të ardhur nga autoritetet belge, të cilat kërkonin verifikime në kuadër të një hetimi ndërkombëtar.