Ilir Meta i është drejtuar me një letër kreut të SPAK, Klodjan Braho, ku i kërkon që Prokuroria e Posaçme të bëjë publike përgjigjen e autoriteteve amerikane në lidhje me çështjen e lobimit të LSI-së në Uashington. Kreu i Partisë së Lirisë thotë se çështjaa nuk ka të bëjë vetëm me standardet e hetimit dhe gjykimit ndaj tij, por sidomos për të parandaluar shkatërrimin jo vetëm të procesit të rregullt ligjor në vazhdim.