Rreth 200 te burgosur në burgun e Reçit i kanë dërguar një peticion deputetëve të opozitës duke kërkuar prej tyre që të miratojnë amnistinë penale. Të përfaqësuar nga një avokat, të burgosurit i bëjnë thirrjë deputetëve që të lënë pas ndasitë politike dhe të miratojnë ligjin, që sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Drejtësisë do të falë gati 700 të dënuar.