Ushtria e Koresë Jugore ka kërkuar falje për lëshimin e dështuar të një rakete, gjatë stërvitjeve ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Kjo nisje e raketës ka shkaktuar alarm në mesin e banorëve të qytetit bregdetar Gangneung, pasi ata dëgjuan një shpërthim të madh. Ushtria ka thënë se raketa Hyunmoo-2 ka bartur kokë bërthamore që nuk ka shpërthyer, prandaj ka kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar. Mirëpo ushtria, e cila ka thënë se nuk ka pasur viktima, nuk e ka pranuar incidentin deri në orët e para të së mërkurës. Lansimi i raketës ka qenë përgjigje ndaj Koresë Veriore, e cila ka lëshuar të martën një raketë mbi Japoni.