Top News- Lëshohet urdhër arrest për Assad/ Ish presidenti akuzohet për vrasje dhe torturë
27/09/2025 18:44

Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletë arresti për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha një gjykatës më 27 shtator. Assad, i cili qeverisi Sirinë për më shumë se dy dekada, iku në Rusi dhjetorin e vitit të kaluar, pasi rebelët e udhëhequr nga islamistët avancuan drejt kryeqytetit sirian, Damask dhe më pas morën pushtetin. Urdhër arresti në mungesë u lëshua ndaj Assadit nën akuza për vrasje me paramendim dhe torturë që çoi në vdekje, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve siriane, SANA, duke cituar gjykatësin hetues në Damask, Taëfiq al-Ali. Akuzat lidhen me shtypjen e vitit 2011 nga forcat e Assadit në qytetin jugor, Dara. Më 2011, protestat paqësore prodemokracisë shpërthyen ndaj sundimit të Assadit, duke kërkuar ndryshim politik. Megjithatë, qeveria e tij u përgjigj me shtypje brutale. Situata u përshkallëzua në konflikt që rezultoi me qindra mijëra vdekje dhe shkatërrime masive. Qindra mijëra persona u burgosën dhe iu nënshtruan torturave apo edhe u zhdukën. “Vendimi i gjyqësorit i hap derën shpërndarjes së njoftimit përmes Interpol-it dhe ndjekjes së rastit në nivel ndërkombëtar”, tha gjyqtari al-Ali. Ai shtoi se ky hap vjen si përgjigje ndaj një padie të ngritur nga familjarët e viktimave. Dara konsiderohet si vatra e kryengritjes kundër Assadit. Mediat siriane raportuan se Ministria e Drejtësisë e lëshoi fletarrestimin të enjten nën akuza që përfshin po ashtu sulm me qëllim të nxitjes të luftës civile. Që nga rrëzimi nga pushteti i Assadit, udhëheqja e re e Sirisë është përpjekur që të paraqesë një imazh të moderuar dhe si ekzekutiv që respekton të drejtat e njeriut. Udhëheqja e re po synon që të fitojë mbështetje ekonomike ndërkombëtare me qëllim që të rindërtohet shteti i shkatërruar nga lufta.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30