“Rusia ka bërë shumë shkelje të të drejtave të njeriut në Gadishullin e Krimesë prej se e aneksoi atë në vitin 2014”, ka deklaruar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Gjykata tha se shkeljet përfshijnë trajtim çnjerëzor apo degradues, shkelje të së drejtës për të jetuar, shkelje të lirisë fetare dhe lirisë së shprehjes.