Britania e Madhe ka nisur një operacion të ri për dëbimin e emigrantëve shqiptarë. Ministria britanike e Emigracionit ka urdhëruar njësitë e azilit të merren vetëm me kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët, në mënyrë që të përshpejtohen deportimet, duke detyruar shtetasit e kombësive të tjera të vuajnë pritje të gjata.