Njëmbëdhjetë shtetas të Kosovës u kthyen të shtunën në Kosovë nga zonat e konfliktit në Siri. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Qeveria është duke i ndihmuar ata që “të kthehen në familjet e tyre”. “Gruaja dhe fëmijët që kemi kthyer kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tonë. Ne kërkojmë nga të gjithë që të respektojnë privatësinë e tyre në ditët, javët dhe muajt në vazhdim”, shkroi Sveçla në rrjetin social Facebook. Top News - Lënë përfundimisht kampin Al Hol/11 shtetas nga Kosova kthehen në shtëpi