Hungaria mori ngarkesën e parë me lëndë bërthamore për impiantin e saj bërthamor të Paksit, nga Rusia, përmes ajrit të mërkurën, pasi lufta në Ukrainë e ka bërë furnizimin përmes hekurudhës të pamundur. Ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijarto, tha se hungaria ka refuzuar cdo sanksion mbi gazin dhe naftën ruse duke shtuar se vendosja e cfarëdolloj ndërshkimi ekonomik mbi aktivitetet e lidhura me energjinë bërthamore ishte po ashtu një vijë e kuqe për hungarinë.