Lëkundje tërmeti u ndjenë mesditën e kësaj të enjte në Shqipëri. Qëndra Sizmologjike Europiane e Mesdheut raporton se epiqendra e tërmetit me magnitudë të moderuar 3.8, ishte në Stravaj të Elbasanit. Thellësia e tërmetit ishte 16.5 kilometër, dhe lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Librazhd dhe Elbasan. Ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave pohojnë se ky tërmet klasifikohet në lëkundjet e lehta dhe nuk duhet të ketë vend për shqetësim.