Rritet ndjeshëm numri i lejeve të ndërtimit të miratuara nga bashkitë e vendit në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e Institutit të Statistikave, flasin për një rritje me rreth 25 për qind të lejeve të ndërtimit krahasuar me po të njëjtën periudhë të një vit më parë.