Top News – Leja e re e qarkullimit/ Brenda 6 muajve të parë të 2021
22/10/2020 10:41

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se brenda 6-mujorit të parë të vitit 2021, do të aplikohet formati i ri i Lejes së Qarkullimit për mjetet rrugore për të gjitha veprimet e reja me mjetin, ku qytetarët do përfitojnë në cilësi, siguri dhe besueshmëri të produktit si edhe kosto të reduktuara ndjeshëm të shërbimeve, të shpjeguara në mënyrë më të detajuar më poshtë: Aktualisht, qytetarët paguajnë 3,500 lekë së bashku për Lejen e Qarkullimit, Certifikatën e Pronësisë dhe Lejen Ndërkombëtare të Mjetit. Drejtoria e përgjithshme e shërbimit te transportit rrugor po përgatit procedurën teknike për lëshimin dhe personalizimin e dokumentit të ri unik që do të kushtojë 2100 lekë. Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, për rrjedhojë nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale. Leja e re nuk ka afat vlefshmërie! Leja e re do jetë më e vogël, me tri pjesë, më praktike e rezistente, si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar! Ajo nuk është e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit. Leja e re jo vetëm rrit standardet, por edhe u kursen kohë e para qytetarëve. Ky operacion bazuar në numrin e pritshëm të shërbimeve do t’u kursejë qytetarëve rreth 1,35 milionë Euro për vitin 2021.

Top Channel/ Rama: Lironi Lungomaren! Bizneseve: Hiqni vetë barrikadat nga trotuaret
06/07 22:59
Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Rama merr shembull Parisin e Londrën/ Reagon për zaptimin e hapësirave publike
06/07 22:26
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28
Top Channel/ Zjarret shtohen, sigurimet ulen! Dëme të mëdha në prona, shqiptarët s’sigurohen
06/07 20:26
Top Channel/ Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët i shesin lirë, blerësit i 3-fishojnë
06/07 20:24
Top Channel/ 6 mijë vende pune të lira! Të gjitha profesionet që kërkohen
06/07 20:21
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top Channel/ Vlora pastrohet/ Aksion për lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e gjelbërimeve
06/07 19:53
Top Channel/ Zjarri shuhet, tymi toksik vazhdon në Elbasan, mbetjet lëshojnë gazra të dëmshëm
06/07 19:50
Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45