Këshilli Bashkiak i Bulqizës, me shumcië votash vendosi që Gëzim Xhafa të komandohet në krye të bashkisë, deri më datë 14 maj, kur do mbahen zgjedhjet lokale. Vendimi për zgjedhjen e Xhafës, i cili deri më tani mbante pozivionin e kryetarit të Këshillit Bashkiak, erdhi pas arrestimit të Lefter Allës. Mungesa e tij, solli vonesa në miratime të ndihmës ekonomike si dhe vonesa në pagesat e invalidëve të cilët ende nuk i kanë marrë paratë e tyre. Gëzim Xhafa do qëndrojë në krye të Bashkisë deri më datë 14, kur do mbahen zgjedhjet loale e më pas do votohet për kryetar.