Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes nje video të publikuar në adresën e tij zyrtare në FaceBook, ka njoftuar dorëzimin e 148 nënshkrimeve të të delegatëve të Kuvendit të LDK-së në selinë qendrore të partisë për mbajtjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm dhe shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit. Abdixhiku tha se në respektim të vullnetit të një të tretës së delegatëve, ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm të nisë procedurat për organizimin e Kuvendit të jashtëzakonshëm.