Top News – LDK mbledh kuvendin/ Pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë
14/03/2021 13:12

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur kuvendin, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i partisë, pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga drejtimi i partisë. Kuvendi i LDK-së ka nisur punimet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Pak para nisjes së kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetari i kësaj partie, njëherësh ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Çuni u tërhoq nga gara për kreun e partisë. Në garë për kreun e LDK-së, deri më tani kandidaturën e kanë shpallur nënkryetari Lutfi Haziri si dhe anëtarët e kryesisë, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa. Por, sipas statusit të kësaj partie, që është themeluar më 1989, secili nga këta kandidatë, që zyrtarisht të hyjë në garë, i duhet që fillimisht të marrë aprovimin e 178 anëtarëve apo 50 për qind plus një të delegatëve të partisë. Kjo parti ka 355 delegatë dhe ky kuvend, zyrtarët e LDK-së kanë thënë se mbahet duke i respektuar masat kundër pandemisë së koronavirusit. Mbajtja e këtij kuvendi të LDK-së, vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku LDK-ja regjistroi rezultat të dobët, duke fituar 12.73 për qind të votave, gjë që çoi në njoftimin e Mustafës për tërheqjen nga udhëheqja e partisë. Në këtë kuvend zgjedhor, LDK-ja hyn pa nënkryetaren e partisë, Vjosa Osmani, e cila u shkarkua nga postet partiake në qershorin e vitit të kalaur. Për rikthimin e Osmanit, ka premtuar se do të punojë Lutfi Haziri, nëse merr besimin për ta udhëhequr LDK-në. Ai ka theksuar se është e domosdoshme, që kjo parti të hapet.

Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19