Furnizimi i mundshëm i Ukrainës me predha me uranium të varfëruar nga Britania, është një hap drejt një përshkallëzimi serioz të situatës. Ka qënë ky paralajmërimi i Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov të mërkurën. “Përsa i përket reagimit tonë, natyrisht, ne do të marrim parasysh një zhvillim të tillë në veprimet tona ”, shtoi ministri rus.