SHBA ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët e saj në Ukrainë që të largohen menjëherë pas sulmeve vdekjeprurëse me raketa të Vladimir Putinit në vend. Ambasada amerikane në Kiev i dërgoi një e-mail amerikanëve në Ukrainë duke u kërkuar atyre të largohen nga vendi për sa kohë që munden ta bëjnë ende këtë.