Top News – Largimi nga Afganistani/ Blinken, kërcënimi nga terrorizmi është zhvendosur gjetkë
19/04/2021 12:21

SHBA tashmë e ka zhvendosur vëmendjen nga Afganistani në fronte të tjera kërcënuese ndaj edhe vendimi për tërheqjen e trupave që andej, është i bazuar. Ky është qëndrimi i sekretarit amerikan të shtetit, Antoni Blinken i cili thotë se SHBA tani duhet të përqendrojë burimet dhe energjitë në cështje të tjera të rëndësishme, si pandemia dhe ndryshimet e klimës. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e mbrojti vendimin e SHBA-së për të tërhequr trupat nga Afganistani, duke thënë se kërcënimet nga terrorizmit janë zhvendosur gjetkë dhe se SHBA-ja duhet t’i përqendrojë “energjitë dhe burimet e saj” në çështje të tjera të rëndësishme, si pandemia COVID-19 dhe ndryshimet klimatike. “Kërcënimi i terrorizmit është zhvendosur në vende të tjera dhe ne kemi çështje të tjera, shumë të rëndësishme, në agjendën tonë”, tha Blinken për televizionin ABC. Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi më 14 prill se Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin të gjitha forcat e tyre nga Afganistani, para 11 shtatorit. Tërheqja vjen pavarësisht bllokimit të bisedimeve të paqes midis Qeverisë afgane dhe grupit militant të talibanëve. Kundërshtarët e tërheqjes amerikane këtë vit thonë se ky veprim mund ta zhysë Afganistanin më thellë në dhunë dhe t'i lërë Shtetet e Bashkuara më të cenueshme ndaj kërcënimeve terroriste. Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë rreth 2,500 trupa në Afganistan. NATO-ja njoftoi se 7,000 ushtarët e saj joamerikanë në Afganistan do të largohen po ashtu nga ky vend, brenda disa muajsh. NATO, e udhëhequr nga SHBA-ja, ka ndërhyrë ushtarakisht në Afganistan në vitin 2001, pak javë sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Që nga ajo kohë, mbi 2,300 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në luftën në Afganistan.

Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48