Bashkia e Elbasanit thotë se impianti i Përpunimit të Mbetjeve Urbane në Elbasan, i njohur me emrin inceneratori, trajton çdo ditë rreth 90 tonë mbetje ndërkohë që grumbullimi i mbetjeve në të 7 bashkitë e qarkut dhe puna gjithnje e me e mire e bashkive per pastrimin, bën që ngarkesa e përgjithshme t’i kalojë 90 tonët në ditë. Veç shtatë bashkive të Qarkut, në këtë landfill janë hapur dyert edhe për mbetjet e Bashkisë së Rrogozhinës. Kjo ka bërë, thota Bashkia, që landfilli të ketë një ngarkese te madhe, ndaj edhe po punohet me nje projekt te domosdoshem, që në bashkëpunim me bashkitë e tjera, të zgjerohet kapaciteti pritës i mbetjeve.