Kartmonedha 500 euro së shpejti nuk do të jetë më në qarkullim: Banka Qendrore Evropiane ka vendosur të ndalojë prodhimin e saj, duke eliminuar kështu përgjithmonë kartëmonedhat me prerjen më të madhe. Prodhimi i kësaj kartëmonedhe ishte ndaluar faktikisht që në vitin 2019, kur BQE filloi punën për serinë e re të monedhave dhe kartëmonedhave për Eurozonën. Vendimi u mor sepse kartëmonedha 500 euroshe është përdorur shpesh për trafikim të paligjshëm, nga financimi i terrorizmit deri te pastrimi i parave, sepse është më e përshtatshme për mbajtjen dhe transportimin e shumave të mëdha të parave.