Mes lotësh e dhimbjeje, i është dhënë lamtumira e fundit gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në aksident. Homazhet u zhvilluan në Teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës, ku familjarë, të afërm, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë u mblodhën për t’i bërë nderimet e fundit. Në ceremoninë mortore mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili shprehu ngushëllimet për familjen e gazetarit.