Gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Novës në Zvërnec, mbrëmjen e të shtunës. Ngjarja ndodhi në orën 21:40 në zonën e Dajlanit, ku gazetari duke lëvizur me një motor me katër rrota në pjesën e bregdetit dyshohet se humbi kontrollin si pasojë e një manovre të gabuar dhe u përmbys.