Top News – ‘Lamtumirë’ Benedikti i XVI / Francesku dhe liderët e botës nderojnë ish-papën
01/01/2023 14:19

Papa francesku ka udhëhequr nderimet për paraardhësin e tij, Benedikti i XVI, që u nda nga jeta në moshën 95 vjecare. Benedikti ishte i fisëm dhe i sjellshëm, dhe ishte një dhuratë për kishën katolike romane – tha papa. Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti brazilian, Lula, ishin mes dhjetëra liderëve botërorë që nderuan ish atin e shenjtë. Benedikti dha dorëheqjen në 2013 për shkak të shëndetit jo të mirë duke u bërë papa i parë që e bënte këtë në 600 vjet. Ceremonia funerale e tij do të mbahet në vatikan më 5 janar. Lideri i 265 i kishës katolike, benedikti ishte një figurë e polemizuar. Ndërsa disa e konsideronin atë mbrojtës të vendosur të fesë, të tjerë e kritikuan kohën e qendrimit të tij në krye të vatikanit duke thënë se ai dështoi të merrte masa për abuzimet seksuale të klerikëve. Sidoqoftë, disa orë pas njoftimit të vdekjes së tij, papa francesku nderoi paraardhësin e tij të dashur duke nënvizuar sakrificat e tij për të mirën e kishës. Në shba, shtëpia e bardhë publikoi një deklaratë të presidentit Joe Biden, që është i dyti katolik pas John F Kennedit që mban zyrën më të lartë të vendit.Duke kujtuar takimin e tij me benediktin në vatikan në 2011, presidenti tha se ai do të kujtohej si një teolog i madh, me një jetë dedikuar ndaj kishës, i udhëhequr nga parimet dhe besimi.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33