Në Pallatin e Kongreseve u zhvilluan paraditen e së mërkurës homazhet zyrtare për gjyqtarin e ndjerë, Astrit Kalaja. Familjarët, të afërm, kolegë, qytetarë dhe politikanë përcollën për në banesën e fundit gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, që mbeti i vrarë pas sulmit në sallën e seancave gjyqësore ditën e hënë. Në homazhe morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe funksionarë të tjerë të politikës e drejtësisë. Trupi me arkëmortin e gjyqtarti u nis rreth mesditës së mërkurë drejt Shkodrës për t’u varrosur në vendlindje.